KRYEFAQJA » LAJME » Zyrtarët e lartë amerikanë vizitojnë Tiranën

Zyrtarët e lartë amerikanë vizitojnë Tiranën

Zyrtarët e lartë amerikanë do të vizitojnë Tiranën në pak javë. Ndërsa është konfirmuar nga Ministria e Jashtme vizita e ndihmës sekretares amerikane të Shtetit Viktoria Nuland, mediat kanë bërë të ditur sot dhe mbërritjen e zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden në fund të muajit gusht. Vizitat e zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara janë lidhur paraprakisht me reformën në drejtësi që është planifikuar të votohet në 21 korrik. Sekretari amerikan i Shtetit Kerri e apeloi këtë për pranverën e këtij viti gjatë vizitës së tij në shkurt në Tiranë. Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Nuland, që ishte gjithashtu gjatë kësaj vizite, por ka qenë dhe një ndër zyrtaret amerikane më aktive në kohën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, do të zhvillojë takime në Tiranë në 11 korrik. Në kulmin e diskutimeve për miratimin e reformës, zyrtarja e lartë amerikane duket se do të kërkojë kapërcimin e pengesave deri në një miratim të ligjshëm të saj. Autoritetet e BE-së kanë paralajmëruar një përmbyllje të reformës që do të raportohet më pas për raportin e progresit për Shqipërinë e që lejon ose jo më tej një diskutim për një rekomandim për çeljen e negociatave nga ana e Komisionit Europian.