KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zyrtarët evropianë dhe amerikanë zhvillojnë bisedime per daljen e Britanisë nga BE
An EU official hangs the Union Jack next to the European Union flag at the VIP entrance at the European Commission headquarters in Brussels on Tuesday, Feb. 16, 2016. British Prime Minister David Cameron is visiting EU leaders two days ahead of a crucial EU summit.  (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Zyrtarët evropianë dhe amerikanë zhvillojnë bisedime per daljen e Britanisë nga BE

Sekrteari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të qëndrojë sot në Bruksel dhe Londër për të biseduar rreth Brexit-it apo daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Të dielën në Romë, ai i ka bërë thirrje Britanisë dhe BE-së që të punojnë së bashku për të qetësuar tregjet, pasi dalja e Britanisë nga blloku evropian ka shkaktuar ankth mes investitorëve në gjithë botën. Po sot, kryeministri britanik, David Cameron, i cili ka thënë se do të japë dorëheqjen këtë vjeshtë, do t’i adresohet Parlmentit britanik. Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, do të takojë po ashtu presidentin e Francës, Francois Hollande, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Monendha britanike stërlina ka vazhduar të humbë në vlerë edhe sot.