KRYEFAQJA » LAJME » Zyrtarizohet “Sfida për Shqipërinë”
Sfida per shqiperine, zyrtarizohet, ermal hasimja, qytetaret

Zyrtarizohet “Sfida për Shqipërinë”

 

Listës së partive politike të regjistruara zyrtarisht në gjykatë i është shtuar edhe një formacion politik i quajtur “Sfida për Shqipërinë”. Ky formacion qëllim kryesor ka përfaqësimin e të gjithë votuesve shqiptarë të zhgënjyer nga politika, thanë me rastin e prezantimit themeluesit e kësaj partie. Politologu Ermal Hasimja tha se të gjithë qytetarët që ndodheshin prapa tij, përfshirë ai vetë, janë të zhgënjyer dhe dëshirojnë të marrin situatën në dorë. Pikërisht në fillim të rrugës së ambasadave, aty ku shqiptarët kërkonin të largoheshin nga regjimi komunist më shumë se dy dekada më parë, themeluesit thanë se do të garojnë në zgjedhjet e vitit 2017 me listën të pavarur dhe nuk do të bëjnë koalicion me asnjë parti tjetër parlamentare. Sipas tyre, partitë kryesore shqiptare janë burimi kryesor i problemeve me të cilat po perballen shqiptarët. Mes themeluesve janë figura jo pak të njohura të fushave të ndryshme të jetës si Blendi Salaj, Gjergj Bojaxhi, Ermal Hasimja, Silvi Bakiri, Hektor Ruçi dhe të tjerë.