KRYEFAQJA » Larg dhe afër
Afer dhe larg Logo

Larg dhe afër

Rreth emisionit

“LARG dhe AFËR” nga gazetari Jaho Margjeka

(Ngjarje,protagonist,aktualitete dhe realitete të bashkatdhetarëve tanë në Diasporë)
Shqiptarët përbëjnë një rast pothuajse unikal në botë, për faktin se më shumë shqiptarë jetojnë jashtë,d.m.th në Diaspore se sa brenda territorit shqiptar.
Ky emision u dedikohet pikërisht shqiptarëve në Diasporë, që punojnë e jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe trojeve etnike shqiptare në Rajon.
Qëllimi i këtij emisioni është që ai në një farë mënyre të jetë si një urë lidhëse radiofonike mes, shtetit amë, Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë në shtete të ndryshme.
Në emision promovohen politikat qeverisëse në dobi të bashkatdhetarëve tanë kudo ku ata jetojnë, strategjia Kombëtare e shtetit shqiptar për Diasporën,etj.
Emisioni ka karakter informues, edukativ e argetues.
Në fokusin e këtij emisioni është jeta,veprimtaria dhe realitetet e bashkatdhetarëve tanë në Emigracion, integrimi në shtetet ku ata jetojnë, prioritetet dhe vështirësitë për afirmimin e tyre duke ruajtur e zhvilluar gjuhën e kulturën e vendit të origjinës, integrimet shoqërore, ekonomike e kulturore.
Në emision flitet për veprimtarinë e shoqatave, individeve që zhvillojnë aktivitet kulturor e atdhetar në shtetet ku veprojnë pa dallim prej nga ata vijnv, nga Shqiperia, Kosova, shqiptarë të Maqedonisë, Malit të Zi apo Lugina e Preshevës.

Rubrika-Mikrofoni i HAPUR
-Përmban bashkëbisedimin kryesor tv minutazhit tv emisionit me protagonist shqiptarë të suksesshëm në Diasporv, artistë, krijues apo drejtues e veprimtarë të komunitetit shqiptarë në botë. Biseda me të ftuarit zhvillohet kryesisht në studion e Radio Tiranës por edhe nv studio alternative nga bashkëpunëtorvt e emisionit.

Rubrika-Faqja INFORMATIVE
-Përmban info për veprimtari të shoqatave dhe individeve shqiptarë në emigracion, reportazhe, informacion për shërbime konsullore për shtetasit e Shqipërisë në Diasporë, korrespondenca telefonike për veprintari të ndryshme të bashkatdhetareve tanë,etj.

Rubrika-Shfletime LETRARE
-Përmban krijimtari poetike të krijuesve tanë në Diasporë dhe sipas rastit edhe tematika dhe profile të ndryshme poetike të krijuesve shqiptarë të traditës,etj.
-Emisioni përmban edhe muzikë të zgjedhur,si pjesë relaksuese, por edhe si ilustrim i materialit të folur.

“LARG dhe AFËR”
-Çdo të dielë në mbrëmje
-Ora 20 e 30
-Ritransmetimi:
-E hënë,ora 22 e 30

Mixcloud


Galeri

Kthehu Pas