KRYEFAQJA » Miqtë e Mbrëmjes
Ditë të Mbarë

Miqtë e Mbrëmjes

‘’Miqtë e Mbrëmjes’’ – është një emision që transmetohet në mbrëmje nga ora 19.00  – 20.00 .

Në fokus të emisionit janë personazhe  të njohur  të cilët kanë gjithmonë diçka për të treguar . Shkrimtarë, Kompozitorë, Poetë, Aktorë, Regjisorë , etj….janë të gjithë pjese e emisionit ‘’ Miqtë e Mbrëmjes’’ .

Florian Zyka  i njohur si  ‘’ Roni ’’ , është  Gazetar dhe  Moderator  në Radio Tirana .  Pasionet  e tij janë letërsia, muzika, sporti  dhe bota e medias .  Shkathtësia në komunikim, batutat dhe trajtimi me humor  i problematikave të ndryshme e kanë bërë  atë një nga prezantuesit më të dashur për të gjithë dëgjuesit e Radios. Ai vjen tek ju në mëngjes me emisionin ‘’Dite të Mbare’’, dhe në mbrëmje  me emisionin ‘’Miqtë e Mbrëmjes’’. Përveç  angazhimeve në Radio ,  Roni ka shkruar Tekste Këngësh  për  shumë  emra më të njohur të muzikës Shqiptare , duke përmendur këtu vetëm disa prej tyre:

  • Vedat  Ademi – Koha  s’kthehet
  • Eugent Bushpepa – Maska e madhështisë
  • Klodian Kacani – Me Ty ( Fitues i Cmimit  2 ne Festivalin  52 ne RTSH)
  • Xhoi – Pertej Vetmise
  • Kamela Islami – Loje Dashurie & Jetoj pa Ty
  • Kejsi Tola – 1 Minute & Prane
  • Mariza Ikonomi – Ku eshte dashuria( Fitues i Cmimit 3 ne Festivalin 45  ne RTSH)
  • Merland Kademi – Sa Keq & Ketu fillon Parajsa
  • Rezarta Smaja – Ti
  • Revolt Klan – Endrra Vazhdon &  Shtojzovalle
  • Emi Bogdo – Nje Femer
  • Marjeta Billo – Kur ti nuk je

Gjithashtu  ai është fitues i shumë çmimeve si Autor Tekstesh  në  Këngët  e Festivaleve për  Fëmijë.

Kthehu Pas