KRYEFAQJA » Mirëmëngjes Shqipëri
“Mirëmëngjes Shqipëri!” fillon rrugëtimin më 17 tetor në RTSH

Mirëmëngjes Shqipëri

Rreth emisionit

“Mirëmëngjes Shqipëri” është emisioni më i ri i Radiotelevizionit Shqiptar, i cili më 17 tetor nisi rrugëtimin e tij. Emisioni i cili përkon dhe me ndryshimet më të fundit në platformën televizive të RTSH, do të trajtojë një larmi idesh dhe temash, mbi politikën, ekonominë, kulturën, artin, teknologjine, sportin, të ndara në rubrika të ndryshme. Për këtë emision punojnë një grup i tërë profesionistësh, nën drejtimin e Rezar Agës. Skenariste dhe kryeredaktore e emisionit është gazetarja Anisa Ymeri. “Mirëmëngjes Shqiperi” moderohet nga tre personazhe me profile të ndryshme. Ata janë Arbër Çepani, një nga personazhet e spikatur dhe fitues i reality show-ut “Big Brother 1”, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe veprimtar i shoqërisë civile, Blerina Shehu, prezantuese dhe autore emisionesh televizive si dhe gazetarja Megi Mëhilli, e cila do të mbulojë prezantimin e rubrikës informative. Në “Mirëmëngjes Shqipëri” do të ketë të ftuar edhe personalitete të shumtë të fushave të ndryshme. Emisioni “Mirëmëngjes Shqipëri” do të transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, do të shoqërojë gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen për 3 orë rresht, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, deri në orën 10:00. RTSH ju fton të bëheni pjesë e tij me komentet e sugjerimet tuaja, duke na ndjekur në faqen zyrtare të web-it: rtsh.al, si dhe në faqen zyrtare në Facebook: Mirëmëngjes Shqipëri. “Mirëmëngjes Shqipëri” shpresojmë të jetë një arsye më shumë që shikuesit ta memorizojnë RTSH në krye të kanaleve të preferuar në pultin e televizorit të tyre.

Emisionet Video

Galeri

« 1 of 2 »

Kthehu Pas