KRYEFAQJA » Radio Tirana 3

Radio Tirana 3

Radio Tirana për bashkëatdhetarët

Radio Tirana për bashkëatdhetarët mbulon një program krijimtarie prej 4 orë e 30 minuta. Destinacioni i tyre ështe bota shqiptare në trojet etnike dhe emigracion në Europë, SHBA dhe Kanada.

Në epiqendër janë zhvillimi politiko-ekonomik e kulturor i vendit, integrimi i tij në strukturat euroatlantike, problemet dhe shqetesimet e emigranteve shqiptare, historia dhe traditat e popullit tonë, muzika popullore dhe e lehte, gjuha shqipe dhe mësimi i saj veçanërisht për fëmijët e emigrantëve.

Emisionet ditore transmetohen në këto frekuenca:

09.00 deri 10.00 me valë te shkurtra në 7390 kHz
10.00 deri 11.00 është emision direkt që transmetohet në valë të shkurtra 730 kHz dhe në valë të mesme 1395 kHz.
16.00 – 17.30, është emisioni qëndror, i cili transmetohet me vale të mesme 1458 kHz.
01.00 – 02.00 me valë të shkurtëra 7465 kHz me destinacion Amerikën e Veriut.
Emisionet mund t’i ndiqni nëpërmjet internetit në rtsh.al në livestream.

Radio Tirana në gjuhë të huaj

Radio Tirana trasmeton çdo ditë, nga e hëna deri të shtunën, në 7 gjuhë te huaja.
Anglisht, në orën 22.00 deri 22.30 me valë të shkurtëra 7465 kHz për Britaninë e Madhe dhe në orën 03.30 deri 04.00 me frekuencë 7425 kHz për Amerikën e Veriut
Gjermanisht, në orën 21.30 deri 22.00 me valë të shkurtra 7465 kHz.
Frengjisht, në orën 19.30 deri 20.00 me valë të shkurtra 7465 kHz.
Turqisht, në orën 20.30 deri 21.00 me valë të mesme 1458 kHz.
Italisht, në orën 20.00 deri 20.30 me valë të shkurtra 7465 kHz.
Greqisht në orën 17.45 deri 18.00 me vale të mesme 1458 kHz.
Serbisht në orën 22.15 deri 22.30 me vale të mesme 1458 kHz.