KRYEFAQJA » Rrugë e skalitur në pentagram
Rrugë e skalitur në pentagram

Rrugë e skalitur në pentagram

Emisioni ndahet  në dy pjesë. E para ‘’Artistë në memorje ‘’, e cila bazohet mbi jetën dhe veprimtarinë e artistëve të muzikës të cilët nuk jetojnë më dhe pjesa e dytë ’’I ftuar në studio’’, e cila realizohet me artistë të rinj dhe të mëdhej , drejtpërdrejt në studion e radios. Ky emision transmetohet çdo ditë të Martë në orën 18.00. Gjithashtu ky emision ka faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook  ku herë pas here hidhen informacione në lidhje me artistët e ftuar në këtë emision.

ETMOND MANCAKU (I diplomuar në AKADEMINË E ARTEVE TË BUKURA për ‘’KOMPOZICION’’)

Si redaktor i muzikës së lehte në Radio Tirana drejton emisionin radiofonik “Rrugë e skalitur në pentagram” por bashkëpunimi me Radio Tiranën ka filluar që në vitin 1990 më pjesëmarrjen në shumë prëj festivaleve të fundvitit dhe në koncertet e pranverës dhe si kompozitor, orkestrues dhe kantautor. Është realizues i 4 kolonave zanore për filma të regjisorit Arjan Çuliqi dhe një kolone zanore të dokumentarit të Sajmir Kumbaros, i cili i kushtohet komuntitetit të paraplegjikëve. Është autor i 5 albumeve muzikore si kantautor si dhe autor i shumë këngëve të ndryshme për këngëtarë të tjerë duke renditur 173 materiale muzikore.

Kthehu Pas