KRYEFAQJA » Studio Dialog
Anxhelo Xhaçka_Studio Dialog

Studio Dialog

Rreth emisionit

Studio-Dialog”, transmetohet çdo të premte, në orën 20:30. Ideuar dhe realizuar nga gazetari Anxhelo Xhaçka, fokusohet në problemet e ditës dhe në shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka karakter politik, social dhe ekonomik.

Për realizimin e temave të ndryshme, të ftuar në  studio personalitete të vendit, drejtues të pushtetit qendror dhe organeve lokale, deputetë, përfaqësues të partive politike, studiues dhe analistë të njohur. Emisioni ndërtohet edhe mbi bazën e inserteve, të cilat komentohen gjatë bashkëbisedimit. Gjithashtu ai plotësohet herë pas here edhe me intervista, radioreportazhe e sondazhe nga jeta e përditshme.

Gazetari Anxhelo Xhaçka, i diplomuar për shkenca politike e juridike dhe gazetari. Me një stazh të gjatë pune, ka shërbyer në disa organe të mediave shqiptare dhe njihet si autor e redaktor i mjaft botimeve letrare, publicistike e politike.

Mixcloud


Spote

Kthehu Pas