KRYEFAQJA » Tirana ime

Tirana ime

Rreth emisionit

Rubrika “Tirana ime”, zhanri i gazetarisë urbane, çdo ditë në emisionin “Metropol” nga e hëna në të premte, ora 10:15-10: 30 realizuar nga gazetarja Rita Kokaj.
Në rubrikë përfshihen: vendimet e pushtetit lokal, shëndetësia, siguria, pensionet, urbanistika, shërbimet publike, arsimimi, familja dhe të ardhurat ……
Gazetarja Rita Kokaj, është diplomuar për REGJI, në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve Tirane, në vitin 1988. Pas diplomimit punoi si regjisore në Teatrin “Migjeni” Shkodër dhe Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Kontributi si gazetare zë fill në Patra (Greqi) në radion lokale ‘SUPER B” ku realizon emisione për emigrantët shqiptar.
Në vitin 2005 emërohet si gazetare në Radio Tirana. Dëgjuesi e ka ndjekur me ciklet:
-“Ne bulevardet e qyteti tim”.
-“Pop –filozofi”
-“Koha e mjekut”
Është realizuese e Show-t radiofonik: “Të qeshim seriozisht” dhe “E diele në Radio Tirana”

Spote

Galeri

Kthehu Pas