KRYEFAQJA » Visare Folklorike
Alda Shalari_Visare Folklorike

Visare Folklorike

Ky emision ka nisur transmetimin e tij në radio Tirana më 20 Shtator 2014. Emisioni përhap tek audienca kulturën folklorike, si dhe i shërben promovimit të vlerave të artistëve qe përbejnë nje pasuri kombëtare. Emisioni “Visare folklorike” synon të prekë të gjitha sferat e muzikës tradicionale e me prirje kombëtare, duke pasur si qëllim jo vetëm pasqyrimin e artit elitar folklorik që është krijuar shumë dekada më parë, por ka edhe objektivin per të edukuar shijet e publikut për diferencat që duhet të bëjë ndërmjet artit cilësor, dhe atij eksperimental.

Ky program ka për qëllim njohjen dhe familjarizimin e brezit të ri me muzikën tradicionale.  Emisioni evidenton bartësit e kulturës popullore, si dhe njohjen e dëgjuesit me veprimtarinë e tyre artistike. Nuk mbetet pas edhe plani argëtues, si dhe koherenca me ngjarjet aktuale. Pavarësisht karakterit analitik që ka emisioni, ai i përshtatet  formatit radiofonik. Pjesë e emisionit janë artistë nga më të njohurit e skenës sonë, si dhe artistë të traditës të cilët kanë ardhur në mikrofon me fizionominë e tyre biografike dhe artistike si:Irini Qirjako, Kolë Susaj, Roland  Çene, Vladimir Hasimi Pëllumb Vorpsi etj.

Ky cikël realizohet nga Alda Shalari

E diplomuar në Universitetin e Arteve dega Muzikologji.

Ambicia e saj kryesore ka qenë mikrofoni i radios, por me pretendimin që ky mikrofon t’i shërbente fushës për të cilën ka studiuar. Bashkëpunimi me radio Tiranën, duke u vendosur mes gazetarisë dhe muzikologjisë, e bën t’i gërshetojë të dyja në një emision të vetëm si ky që  po transmetohet në radio.

Ambicja tjetër ka të bëjë me faktin se dëshiron të mbajë nën vëmendjen e publikut por edhe të specialistëve të muzikës, analizën kulturore, përpos informacionit dhe argëtimit, tepër të natyrshme këto për radion.

Kthehu Pas