Fituesi: Vaçe Zela
Festivali: 6
Viti: 1967
Këngë konkuruese: 20
Udhëheqës artistik: Abdulla Grimci
Dirigjent: Ferdinand Deda
Orkestra e madhe: Radiodifuzioni
Prezantues: Drita Bardhi, Albert Minga
Më 27, 28, 29 dhjetor të vitit 1967, u mbajt në Institutin e Lartë të Arteve, Festivali i VI-të i Këngës në Radio. Sikurse një vit më parë edhe në këtë edicion ndikimi prej sistemit të socializmit ishte i dukshëm në krijimtari. Këngë të shumta ju dedikuan heronjve të atdheut. Në festival u kënduan 20 këngë, nga dhjetë në dy netë, përsëri në dy interpretime. Juria vlerësoi me çmimin e parë, këngën e kompozuar nga Ferdinand Deda, të kënduar nga Vaçe Zela “Këngë për Shkurte Vatën”. Në këtë festival, mes të tjerëve që morën pjesë për herë të parë, u ngjitën në skenë Justina Aliaj dhe Liljana Kondakçi. Albert Minga dhe Drita Bardhi ishin prezantuesit e këtij Festivali të VI-të të Këngës në Radio.










