Fituesi: Vaçe Zela, Ema Qazimi
Festivali: 9
Viti: 1970
Këngë konkuruese: 22
Udhëheqës artistik: Nikolla Zoraqi
Regjisor: Albert Minga
Skenograf: Llambi Blido, Burhan Cami
Dirigjent: Ferdinand Deda, Ermir Krantja
Orkestra e madhe: Radiodifuzioni
Prezantues: Adriana Fishta, Mevlan Shanaj
Edicioni i IX, i Festivalit të Këngës në Radio, u zhvillua më 24, 25, 26 dhjetor 1970, në Teatrin e Operas dhe Baletit. Prezantuesit e këtij festivali ishin Adriana Fishta dhe Mevlan Shanaj. Ky festival solli risi në krijime muzikore të cilat vinin më së shumti drejt këngëve ritmike, dhe gjithashtu emra të rinj interpretuesish të cilët u kthyen në idhuj të kohës, si pjesëmarrja e Alida Hisku dhe Liljana Kondakçi. Festivali ndau për herë të parë dy çmime të para. “Mesanata”, kompozuar nga Shpëtim Kushta, kënduar nga Vaçe Zela dhe kënga “Shtëpia ku lindi partia” kompozuar nga Nikolla Zoraqi.










