Fituesi: Vaçe Zela
Festivali: 15
Viti: 1976
Udhëheqës artistik: Gjon Simoni
Regjisor: Albert Minga, Osman Mula
Skenograf: Rexhep Aliaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Eno Koço, SH.Tafaj
Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar
Orkestrimi: Aleksander Lalo, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni
Festivali i 15-të në historinë e festivaleve të këngëve, cilësohet si një ndër festivalet më të politizuar. Këngë dhe krijime muzikorë te vlerësuara për ideologjinë e kohës, të cilat i dedikoheshin socializmit dhe gjithçka kishte lidhje me propagandën e kohës. Ai u mbajt në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1976 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Fituesja e ketij edicioni ishte Vaçe Zela, tashmë mbretëreshë në këtë ngjarje të muzikës, kjo prej numrit të lartë të fitoreve. “Nënë moj do pres gërshetin”, titullohej kënga fituese e shkruar nga Hysni Milloshi dhe kompozuar nga Avni Mula.










