Fituesi: Avni Mula, Ema Qazimi, Zeliha Sina
Festivali: 18
Viti: 1979
Udhëheqës artistik: Gjon Simoni
Regjisor: Osman Mula
Skenograf: Mitat Çahedari
Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar
Orkestrimi: Gasper Çurçija, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni, Alqi Kareco
Prezantues: Mimoza Tafaj, Dhimiter Gjoka
Edicioni i 18-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat, 22, 23, 24 dhjetor të vitit 1979 , në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Avni Mula dhe Ema Qazimi do të jenë triumfuesit e këtij festivali, dy emra të cilët për herë të parë në historinë e festivaleve, u vlerësuan me çmimin e madh, në karrierën e tyre muzikore. Kënga me titull “Trëndelinë dhe Këngë” u kompozua nga Avni Mula dhe u shkrua në tekst nga Hysni Milloshi. Përpos suksesit të këngëtarëve fitues, u vlerësuan në këtë festival dhe Vaçe Zela, Luan Zhegu, Irma Libohova.










