Fituesi: Ema Qazimi
Festivali: 20
Viti: 1981
Udhëheqës artistik: Spartak Tili
Regjisor: Osman Mula
Skenograf: Rexhep Aliaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar
Redaktor letrar: Zhuljana Jorganxhi
Orkestrimi: Ferdinand Deda, Gjon Simoni, Alqi Kareco, Eno Koço, Agim Krajka, Selim Ishmaku
Prezantues: Anisa Markarjan dhe Ndriçim Xhepa
Festivali i 20-të i Këngës, u mbajt në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1981, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Prezatues të këtij edicioni ishin Anisa Markarjan dhe Ndriçim Xhepa, emra të njohur të fushës së aktrimit. Ky festival solli ndryshime në krijimtari ku u vu re largimi nga këngët e politizuara. Ju këndua lirikës së dashurisë, natyrës, të bukurës. Ndër emrat pjesëmarrës të cilët u vlerësuan ishin shumë zëra femërore si : Ema Qazimi, Alida Hisku, Liliana Kondakçi, Irma Libohova, Myfarete Laze, Aferdita Laçi, Lindita Theodhori, Adriana Ceko, por edhe Parashqevi Simaku e cila ishte befasia dhe e veçanta e këtij festivali. Kënga fituese u shpall “ Krenari e brezave” e kënduar nga Ema Qazimi, kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe teksti nga Gjokë Beci.










