Fituesi: Irma dhe Eranda Libohova
Festivali: 26
Viti: 1987
Udhëheqës artistik: Spartak Tili
Regjisor: Vera Grabocka
Skenograf: Rexhep Aliaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar
Redaktor letrar: Zhuljana Jorganxhi
Orkestrimi: Robert Radoja, Gjergj Leka, Selim Ishmaku, etj…
Prezantues: Silvana Braçe
Festivali i 26-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 25, 26, 27 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Ky festival solli një sërë ndryshimesh nga festivalet e kaluara, si në formë edhe në përmbajtje. Silvana Braçe, një emër i njohur i televizionit, drejtoi këtë festival. Një ndër këngët më të bukura të këtij edicioni, rrjedhimisht me e pëlqyera nga kritika (juria profesioniste) dhe nga publiku, ishte kënga “Nuk e harroj” kënduar nga Irma dhe Eranda Libohova, dy motrat të cilat për herë të parë u vlerësuan me këtë çmim. Kënga u kompozua nga Agim Krajka dhe u shkruajt në tekst nga Haxhi Rama.










