Fituesi: Manjola Nallbani, Aleksander Gjoka dhe Viktor Tahiraj
Festivali: 31
Viti: 1992
Udhëheqës artistik: Zhani Ciko
Regjisor: Leonard Gjata
Skenograf: Bashkim Zahaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Petrika Afezolli, Jetmir Barbullushi
Orkestra e madhe: Orkestra Simfonike Radio Televizioni Shqiptar
Orkestrimi: Robert Radoja, Selim Ishmaku, Shpëtim Saraçi, Gjon Smoni, Alfred Kaçinari, etj…
Prezantues: Rudina Magjistari, Fjoralba Shehu, Dritan Boriçi, Sokol Balza
Festivali i 31-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pati një pruje shumë të madhe ne krijimtari muzikore. I organizuar në katër netë, në datat 24, 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1992, ky festival mirëpriti edhe artistë shqiptarë të cilët jetonin jashtë kufijve të Shqipërisë. Kënga fituese e këtij edicioni u shpall “Pesha e fatit”, këngë kjo e kompozuar nga Osman Mula me tekst të Alqi Boshnjakut. Kjo këngë bëri bashkë tri artistë të muzikës së lehtë shqipare: Manjola Nallbani, Aleksander Gjoka dhe Viktor Tahiraj.










