Fituesi: Aurela Gaçe
Festivali: 38
Viti: 1999
Regjisor: Petri Bozo
Skenograf: Bashkim Zahaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Alfred Kaçinari, Ardian Hila, Edmond Zhulali, Jetmir Barbullushi
Orkestra e madhe: Orkestra Simfonike e Radio Televizionit
Prezantues: Adi Krasta, Inis Gjoni, Hygerta Sako, Klodiana Maliqi
Kryetar i jurise: Vaçe Zela
Drejtor artistik: Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi
Koreograf: Arian Sukniqi
Kostumograf: Zina Kati, Rezarta Skifteri
Festivali i 38-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 18, 19, 20 dhe 21 dhjetor te vitit 1999. Kënga fituese e çmimit të parë u shpall “S’jam tribu” e kënduar nga Aurela Gaçe, Muzika Adrian Hila, Teksti nga Jorgo Papingji. Festivali ishte i fundit për shekullin e 20-të dhe për dhjetëvjetëshin 90-të, gjatë të cilit kishin dalë plot emra të rinj të këngës së lehtë shqiptare, që zëvendësuan me dinjitet emrat e mëdhenj të viteve 70-80.










