Fituesi: Aurela Gaçe
Festivali: 40
Viti: 2001
Këngë konkuruese: 36
Regjisor: Leonard Gjata
Skenograf: Bashkim Zahaj
Dirigjent: Alfred Kaçinari, Ardian Hila, Edmond Zhulali, Jetmir Barbullushi
Orkestra e madhe: Orkestra Simfonike e Radio Televizionit
Prezantues: Ornela Bregu, Alban Dudushi
Kryetar i jurise: Limos Dizdari
Drejtor artistik: Alfred Kaçinari
Koreograf: Arian Sukniqi
Kostumograf: Rezarta Skifteri
Aktor: Parodistët e Vlorës
Festivali i 40-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 12, 13, 14 dhe 15 dhjetor te vitit 2001. Ishin 36 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Jetoj” e kënduar nga Aurela Gaçe, Muzika nga Adrian Hila, Teksti nga Jorgo Papingji. Risi në ketë vit jubile ishte pjesëmarrja e këngetarëve të ardhur nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga jashtë kufijve, Maqedoni, Kosovë, Greqi, Itali, Amerikë, etj. Për herë të parë neë këtë festival u përmend pjesëmarja e Shqipërise në Festivalin Evropian, që fatkeqësisht nuk u realizua.










