Fituesi: Jonida Maliqi
Festivali: 57
Viti: 2018
Këngë konkuruese: 22
Udhëheqës artistik: Pandi Laço
Regjisor: Bledar Laço
Orkestra e madhe: Orkestra Simfonike e RadioTelevizionit Shqiptar
Prezantues: Viktor Zhusti & Ana Golja
Drejtor artistik: Inva Mula
Festivali i 57-të i Këngës në RTSH u zhvillua në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor 2018 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Fituese e këtij festivali, sipas vlerësimit të jurisë u kurorëzua kënga me titull “Ktheju tokës” me këngëtare Jonida Maliqi.










