Fituesi: Vaçe Zela
Festivali: 12
Viti: 1973
Udhëheqës artistik: Nikolla Zoraqi
Regjisor: Albert Minga
Skenograf: Edi Hila, Fatos Metohu
Dirigjent: Ferdinand Deda, Ermir Krantja
Orkestra e madhe: RadioTelevizionit
Prezantues: Flutura Çangu, Pandi Siku
Festivali i 12–të i Këngës në Radio Televizion, u mbajt në datat 22, 23, 24 dhjetor 1973, nën prezantimin e Flutura Çangu dhe Pandi Siku. Sigurisht, pas jehonës negative që pati festivali i vitit të shkuar, ndikimet ishin më të mëdha, rrjedhimisht dhe kontrolli në krijimtari. Këtë vit krijimet muzikore ishin më të “shëndosha” politikisht. Festivali shënoi një rikthim të këngëtares Vaçe Zela, e cila edhe këtë vit triumfoi me çmimin e parë. Tashmë jehona dhe suksesi i artistes ishte i pa diskueshëm, kjo edhe prej numrit të shtuar të fitoreve në këtë festival. Kënga “Gjumë të arta” u kompozua nga Kujtim Laro dhe shkruar nga Lirim Ded










