Fituesi: Alida Hisku
Festivali: 14
Viti: 1975
Këngë konkuruese: 24
Udhëheqës artistik: Gjon Simoni
Regjisor: Mevlan Shanaj
Skenograf: Rexhep Aliaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Eno Koço, Aleksander Lalo
Orkestra e madhe: RadioTelevizionit
Prezantues: Rexhina Malaj, Kastriot Çaushi
Festivali i 14-të i Këngës, u mbajt në datat 25, 26, 27 dhjetor 1975 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në këtë festival u përzgjodhën 24 këngë, prej të cilave u kënduan 12 në çdo natë konkurruese. Fituesja e Festivalit të 14, për të dytin vit rradhazi u shpall këngëtarja Alida Hisku. Me këngën “Buka e duarve tona”, të kompozuar nga Kujtim Laro, tekstshkrues Xhevahir Spahiu. Tematika e këngëve në këtë edicion ishte më e gjerë, rreth jetës. Luan Zhegu, një emër i mirënjohur i muzikës së lehtë shqiptare, u shfaq për herë të parë në këtë festival me këngën “Shokët”, i cili u vlerësua me çmimin e dytë.










