Fituesi: Vaçe Zela
Festivali: 16
Viti: 1977
Këngë konkuruese: 21
Udhëheqës artistik: Gjon Simoni
Regjisor: Osman Mula
Skenograf: Rexhep Aliaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço, Mustafa Krantja
Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar
Orkestrimi: Gasper Çurçija, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni, Alqi Kareco
Festivali i 16-të i Këngës në Radio Televizion, u zhvillua në datat 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1977, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ky festival rivlerësoi sërish këngëtaren Vaçe Zela. Në podiumin e nderit këtë vit do të ngriheshin kompozitori Limos Dizdari dhe poetja Zhuliana Jorganxhi. Në këtë festival morën pjesë 21 këngë konkurruese, ndër të cilat kënga triumfuese ishte “Gonxhe në pemën e lirisë”, kënduar nga Vaçe Zela, e shkruar në muzikë nga Limos Dizdari dhe tekst nga Zhuliana Jorganxhi.










