Fituesi: Gaqo Çako
Festivali: 17
Viti: 1978
Këngë konkuruese: 21
Udhëheqës artistik: Gjon Simoni
Regjisor: Osman Mula
Skenograf: Rexhep Aliaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar
Orkestrimi: Gasper Çurçija, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni, Alqi Kareco
Prezantues: Ndriçim Xhepa
Festivali i 17-të i këngës në Radio Televizion solli një tjetër frymë në krijimtari, kjo edhe si ndikim i artistëve , kompozitorit Limos Dizdari në bashkëpunim me poetin Xhevahir Spahiu, të cilët krijuan këngën fistuese të këtij edicioni. Emri i këngëtarit triumfues Gaqo Çako, i dha muzikës së lehtë shqipatare një ndër perlat e tij këngën “Këputa një gjethe dafine”, e cila u shpall fituese në këtë edicion. Ky festival u prit mirë nga masat. Rol në këtë sukses padyshim pati pjesëmarrja e artisteve më në zë të kohës, sikurse dhe emra të këngëtarëve me përvojë si: Avni Mula, Ema Qazimi, Tonin Tërshana, etj. Festivali u mbajt në datat 14, 25, 26 dhjetor te vitit 1978, nën prezantimin e Ndriçim Xhepës.










