Festivali 20

Festivali 20 i Këngës në RadioTelevizion

Festivali 20 i Këngës në RadioTelevizion

Fituesi: Ema Qazimi

Festivali: 20

Viti: 1981

Udhëheqës artistik: Spartak Tili

Regjisor: Osman Mula

Skenograf: Rexhep Aliaj

Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço

Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar

Redaktor letrar: Zhuljana Jorganxhi

Orkestrimi: Ferdinand Deda, Gjon Simoni, Alqi Kareco, Eno Koço, Agim Krajka, Selim Ishmaku

Prezantues: Anisa Markarjan dhe Ndriçim Xhepa

Festivali i 20-të i Këngës, u mbajt në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1981, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Prezatues të këtij edicioni ishin Anisa Markarjan dhe Ndriçim Xhepa, emra të njohur të fushës së aktrimit.  Ky festival solli ndryshime në krijimtari ku u vu re largimi nga këngët e politizuara. Ju këndua lirikës së dashurisë, natyrës, të bukurës. Ndër emrat pjesëmarrës të cilët u vlerësuan ishin shumë zëra femërore si : Ema Qazimi, Alida Hisku, Liliana Kondakçi, Irma Libohova, Myfarete Laze, Aferdita Laçi, Lindita Theodhori, Adriana Ceko, por edhe Parashqevi Simaku e cila ishte befasia dhe e veçanta e këtij festivali. Kënga fituese u shpall “ Krenari e brezave” e kënduar nga Ema Qazimi, kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe teksti nga Gjokë Beci.

Fituesit e tjerë


2
Vaçe Zela
Festivali 1
2
Vaçe Zela
Festivali 2
2
Vaçe Zela
Festivali 3
2
Tonin Tërshana
Festivali 4
2
Vaçe Zela
Festivali 5
2
Vaçe Zela
Festivali 6
2
Vaçe Zela
Festivali 7
2
David Tukiçi
Festivali 8
2
Tonin Tërshana
Festivali 10