Fituesi: Parashqevi Simaku
Festivali: 27
Viti: 1988
Këngë konkuruese: 28
Udhëheqës artistik: Spartak Tili
Regjisor: Vera Grabocka
Skenograf: Bashkim Zahaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar
Redaktor letrar: Zhuljana Jorganxhi
Orkestrimi: Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, etj…
Prezantues: Ina Gjika
Festivali i 27-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 23, 24, 25 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Parashqevi Simaku rikthehet përsëri në podium, duke u vlerësuar sërish me çmimin e parë. Kësaj here me një këngë të kompozuar nga krijuesi i ri, Pirro Çako. Zëri i këngëtares Parashqevi Simaku vlerësohet nga kritika, me cilësi të larta interpretative, por edhe nga publiku. Në këtë festival morën pjesë 28 këngë konkurruese, ku më e bukura u shpall “E duam Lumturinë”. Teksti i shkruar nga Agim Doçi .










