Fituesi: Frederik Ndoci, Manjola Nallbani dhe Julia Ndoci
Festivali: 28
Viti: 1989
Udhëheqës artistik: Shaqir Rexhvelaj
Regjisor: Vera Grabocka
Skenograf: Rexhep Aliaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra e madhe: Radio Televizioni Shqiptar
Redaktor letrar: Zhuljana Jorganxhi
Orkestrimi: Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, etj…
Prezantues: Luiza Xhuvani
Festivali i 28-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 25, 26, 27 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Shumë të rinj dhe të talentuar vit pas viti shpalleshin fitues në historinë e festivaleve. Kështu ndodhi edhe në këtë edicion, ku triumfuan tri zëra të rinj si: Frederik Ndoci, Manjola Nallbani dhe Julia Ndoci. Te tri artistët i bëri bashkë kompozimi i Aleksandër Peçit dhe poeti Xhevahir Spahiu, për këngën “Toka e diellit”, e cila u shpall fituese. Këngë kjo e cila do të mbetet gjatë në memorien e publikut si një jehonë e dashurisë ndaj atdheut, ashtu sikurse teksti tregonte. Prezantimi i këtij festivali iu besua një tjetër aktoreje kinematografike dhe teatri, si Luiza Xhuvani.










