Fituesi: Anita Bitri
Festivali: 29
Viti: 1990
Këngë konkuruese: 24
Udhëheqës artistik: Shaqir Rexhvelaj
Regjisor: Osman Mula
Skenograf: Bashkim Zahaj
Dirigjent: Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra e madhe: Orkestra Simfonike Radio Televizioni Shqiptar
Redaktor letrar: Zhuljana Jorganxhi
Orkestrimi: Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Edi Xhani, etj
Prezantues: Leon Menkshi
Festivali i 29-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar u zhvillua në datat 24, 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1990, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Festivali solli plot 24 krijime te reja muzikore, të cilat konkurruan për çmimin e parë. Me një frymë krejt të re në organizim, festivali risolli netët e festivalit, në katër netë. Çmimi i parë iu dha këngëtares Anita Bitri, e cila për herë të parë u vlerësua me këtë triumf me këngën “Askush s’do ta besojë”, këngë e cila u kompozua nga Flamur Shehu me tekst të Jorgo Papingjit. Në përgjithësi ky festival u shqua për këngë rinore, festive, këngë të cilat i kënduan lirikës së dashurisë. Në skenë u ngjitën për herë të parë edhe grupet muzikore, sikurse ishte grupi “Zemrat e çdo moshe”.










