Fituesi: Albëri Hatërgjonaj
Festivali: 37
Viti: 1998
Këngë konkuruese: 36
Udhëheqës artistik: Zhani Ciko
Regjisor: Petri Bozo
Skenograf: Bashkim Zahaj, Leka Doko
Dirigjent: Ferdinand Deda, Alfred Kaçinari, Ardian Hila, Edmond Zhulali
Orkestra e madhe: Orkestra Simfonike e Radio Televizionit
Prezantues: Gazment Gjoka, Inis Gjoni, Hygerta Sako, Luigj Gurakuqi
Kryetar i jurise: Avni Mula
Koreograf: Arian Sukniqi
Festivali i 37-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor te vitit 1998. Ishin 36 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Mirësia dhe e vërteta” e kenduar nga Albëri Hatërgjonaj. Muzika nga Luan Zhegu, Teksti nga Arben Duka. Kënga fituese u përshtat mjaft mirë me situatën e rëndë në Kosovën e atyre viteve duke dashur të jetë një mbështetje e një ngritje morali, por dhe njëherësh një sensibilizim për gjendjen.










