KRYEFAQJA » LAJME » Basha propozon: Të ndryshojmë kushtetutën dhe të zgjedhim presidentin nga populli

Basha propozon: Të ndryshojmë kushtetutën dhe të zgjedhim presidentin nga populli

Në kulmin e përplasjeve mes maxhorancës dhe opozitës mbi të ardhmen e zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara më 18 qershor dhe ndërsa palët po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, kreu i PD Lulzim Basha bën një propozim. Zoti Basha tha “Të ndryshojmë kushtetutën. Presidenti ta zgjedhë populli shqiptar”.”Hap i rëndësishëm në projektin e Republikës së re është transferimi i pushtetit tek qytetarët” tha zoti Basha. Megjithatë zoti Basha tha se fokusi ynë është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme si hapi më i rëndësishëm për Republikën e re. Duke ju përgjigjur akuzave nga kreu i maxhorancës se opozita nuk do vettingun, zoti Basha tha se, vettingu do të bëhet, por kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet e përgjithshme.
Deklarata e zotit Basha vjen pasi maxhoranca ka konsumuar dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit të ri te vendit, por pa paraqitur kandidat. Ajo thotë se e kishte hedhur këtë hap si një shenjë për të bashkëpunuar me opozitën në gjetjen e nje emri konsensual për postin e kreut të shtetit.