KRYEFAQJA » LAJME » Bino: Të shtohen vaksinat në programin kombëtar
Bino: Të shtohen vaksinat në programin kombëtar

Bino: Të shtohen vaksinat në programin kombëtar

Progami Kombëtar i Vaksinimi që ofron falas vaksina për të parandaluar 11 sëmundje, ka nevojë të shtohet edhe me 5 vaksina të tjera. Shefja e departamentit të kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, i tha RTSH se disa infeksione që shfaqen gjatë moshës fëminore, duhet të parandalohen me vaksina, siç ndodh edhe në vendet e Bashkimi Europian.
“Po të shikojme skemat e vaksinimit të vendeve të zhvilluara, pra vendeve të BE ku ne synojme të shkojmë, ata kanë edhe vaksina të tjera. Një nga këto është edhe vaksina e Rotavirusit, të cilën aktualisht shumë prindër te blejnë privatisht” tha zonja Bino për RTSH. “Ne duam ta futim në programin kombëtar të vaksinimit, sepse kjo është një vaksinë e rëndësishme. Ajo mbron fëmijët nga diarreja e rëndë , nga infeksionet diareike të rënda të Rotavirusit. Kjo vaksinë është në kalendarin edhe të atyre vendeve që kanë të ardhura si vendi ynë” kujton zonja Bino .
Shefja e departamentit të kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, thotë së vaksina të tjera që duhet të futen është ajo e kancerit të qafës së mitrës, ose HPV, ajo e variçelës, vaksina për mbrojten nga Hepatiti A, dhe meningokoku. Këto vaksina sipas saj, nëse futen në Programin Kombëtar e çojnë në 15 numrin e vaksinave, por që duke u përdorur të kombinuara reduktojnë numrin e shpimeve tek femijët.
“Vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve. Ideja që janë shumë vaksina dhe dëmtojnë imunitetin, janë fakte të rreme, janë percepsione që njerëzit mendojnë. Sepse vaksinat nxisin mbrojtjen imunitare ndaj një infeksioni të caktuar dhe nuk shkaktojnë infeksion” thotë zonja Bino. “NUK E DËMTOJNË imunitetin. Këto janë percepsione të gabuara që shpesheherë pseudointelektualet i shpërndajnë” thekson ajo duke shtuar se “Me futjen e vaksinës së penomokokut dhe hemofilius influences ne kemi parë reduktim të sëmundjeve të rënda respiratore tek femijët”.
Zonja Bino sugjeron që të paktën vaksina e rotavirusit të futet në kalendarin kombëtar në vitin 2018, Shtirja e moshës se vaksinimit thotë ajo nuk ka rëndësi, por aplikimet e vaksinave në fëmijëri janë një fillim i mbarë për të patur fëmijë të mbrojtur.