KRYEFAQJA » LAJME » Duka: Akademia e Arbitrimit, gati në Shtator
Duka, Akademia e Arbitrimit, gati në Shtator, arben duka, fshf

Duka: Akademia e Arbitrimit, gati në Shtator

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar tashmë një strategji të detajuar për rekrutimin, edukimin dhe kualifikimin e arbitrave të futbollit. Kështu është shprehur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë takimit me arbitratra, kandidatë për t’u bërë arbitra, drejtues të FSHF, në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. ” Pas një pune parapërgatitore, mund të them se Akademia e Arbitrimit do te jetë gati brenda muajit Shtator. Do të jenë organizmat dhe komisionet përkatëse ato që do të analizojnë gabimet e arbitrave, për të mos lejuar që loja e futbollit të humbë bukurinë e saj.” Në fjalën e tij, presidenti i FSHF Armand Duka ka theksuar edhe njëherë se “Futbolli shqiptar është rritur shumë cilësisht dhe mund të krahasohet denjësisht tanimë, me kampionatet e tjera të rajonit.”