KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, ndalohet një grup vjedhësish banesash
Durrës, ndalohet një grup vjedhësish banesash

Durrës, ndalohet një grup vjedhësish banesash

Policia e Durrësit ka goditur një grup që kryenin vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit. Në finalizim të operacionit të koduar”Brava”, policia ka arrestuar në flagrance dy prej autorëve të dyshuar dhe shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë e tyre. Rezart Hyskolli 29 vjeç nga Kamza dhe Gentjan Kala  30 vjeç nga Tirana,  u arrestuan teksa po tentonin të vjedhin banesat e shtetaseve L.B.  në lagjen Nr.1 Durrës dhe  R.B. në lagjen Nr.6 Durrës. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve  të tyre, shtetasit  S.T. 27 vjeç dhe D.I. 24 vjeç te dy  banues në Tiranë. Mbi dy të arrestuarit, të cilët kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje, si dhe bashkëpunëtorët e tyre rëndon autorësia e 18 vjedhjeve të banesave të kryera gjatë dy viteve të fundit. Në njoftimin e policisë sqarohet dhe mekanizmi i kryerjes së veprave penale, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë zjarri, fishekë, makina dhe vlera monetare. Mbi këta shtetas rendojne tre akuza për vepra penale: “ Vjedhje”, “ Prodhim dhe shitje e municionit luftarak”, dhe “ Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.