KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Egjipt; Gruaja më e shëndoshë në botë
Egjip, Gruaja më e shëndoshë në botë, peshon nje ton, obeziteti ne ekstremet e veta

Egjipt; Gruaja më e shëndoshë në botë

Një spital indian, që po trajton gruan egjiptiane që besohet se ka qenë gruaja me peshën më të madhe në botë, thotë se ajo ka humbur plot 250 kg pas operacionit. Familja e Eman Ahmed El Aty tha se, ajo peshonte fillimisht 500 kg dhe nuk ka mundur të dalë nga shtëpia për 25 vite. Ajo iu nënshtrua një operacioni në një spital në Mumbai, dy muaj më parë. Spitali thotë se ajo tani mund të ulet në një karrige me rrota dhe të qëndrojë ulur për periudha më të gjata kohe. Operacioni u krye nga një ekip doktorësh. Spitali ka publikuar tashmë pamje të reja të pacientes, ku duket qartë humbja e peshës. Operacioni i humbjes së peshës përdoret si mundësi e fundit për të trajtuar njerëz që janë obezë, në përmasa të rrezikshme. Gruaja egjiptiane vazhdon të humbasë peshë, por një atak kardiak që ajo kishte kaluar kur ishte fëmijë, ka bërë që ajo të mbetet e paralizuar në njërën anë të trupit dhe të ketë vështirësi në të folur apo të gëlltitur. Ne librin e rekordeve “Guinness” thuhet se gruaja më e shëndoshë në bote është Pauline Potter, në SHBA, që peshon 293.6 kg.