KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ekonomi për RTSH: Turizmi – kontribues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare

Ekonomi për RTSH: Turizmi – kontribues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare

Me rreth 267 mijë të punësuar direkt dhe indirekt, turizmi  cilësohet si një nga punëdhënësit më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Ai jep gjithashtu edhe një kontribut të konsiderueshëm në prodhimin kombëtar të vendit. Këto janë vlerësimet që Ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizimit dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi ka bërë për këtë industri, në një intervistë të posaçme për Radio Televizionin Shqiptar. Zonja Ekonomi shton se vendi ka nevojë për investime në sektorin e akomodimeve turistike, sepse kapacitetet janë ende nën nivelin e ofertës turistike. Sipas “Turizmi është një veprimtari ekonomike që nuk mund të bëhet nga Qeveria, por është sipërmarrja private që ka një rol shumë të rëndëisishëm”. Ajo mendon se ulja e TVSH-së për njësitë akomoduese pritet të sjellë uljen e çmimit të këtyre njësive për pushuesit shqiptarë dhe të huaj. Intervistën e ka realizuar gazetari i RTSH Bardhi Sejdarasi.