KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FMN: Rritja ekonomike globale, më e mirë nga ç’pritej
FMN, Rritja ekonomike globale, më e mirë nga ç'pritej, shqiperia, ne rritje

FMN: Rritja ekonomike globale, më e mirë nga ç’pritej

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se glo parashikimet për ekonominë globale janë më të mira nga sa pritej, por paralajmëroi se tensionet gjeopolitike mund ta dëmtojnë rritjen ekonomike. FMN-ja e publikoi raportin të martën, një javë para takimit të përvitshëm të zyrtarëve më të lartë të ekonomisë botërore dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington. FMN-ja thotë se rritja e ekonomisë botërore pritet të përshpejtohet, nga 3,1 për qind që mendohej më parë, në 3,6 për qind në vitin 2018. Në raportin e FMN-së thuhet se megjithatë ka një sërë faktorësh që mund të ndikojnë negativisht tek rritja ekonomike, si presionet politike për kufizimin e tregtisë, për të cilat ata thonë se mund ta dëmtojnë rritjen ekonomike.