KRYEFAQJA » LAJME » Futboll në RTSH
Futboll në RTSH

Futboll në RTSH

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot dy ndeshjet e fundit të javës së saj të 29-të duke nisur nga ora 16:00. Në Gjirokastër Luftëtari pret Flamurtarin. Kjo sfidë vë përballë vendasit, që synojnë një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, me vlonjatët, që po luftojnë për mbijetesë.
Në orën 19:00, luhet sfida e fundit dhe ajo më e rëndësishmja, ku Partizani është mysafir në Shkodër, për t’u përballur me Vllazninë. Të kuqtë kryeqytetas kanë zbritur në vendin e dytë, me 58 pikë, një më pak sesa Kukësi, dhe do të kërkojnë fitoren sonte përballë kuqebluve, duke synuar të rigjejnë kreun. Sfida midis Vllaznisë dhe Partizanit do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Tri ndeshjet e para të javës së 29-të të Kategorisë Superiore janë luajtur të shtunën dhe Skënderbeu ka fituar 3-0 në Korçë ndaj Korabit. Kukësi ka triumfuar me dy gola në Durrës ndaj Teutës vendase, ndërsa Tirana dhe Laçi janë ndarë me rrjeta të paprekura në kryeqytet.