KRYEFAQJA » LAJME » Talat Xhaferri për RTSH : “Do të jem i përkushtuar në punën që më është besuar”

Talat Xhaferri për RTSH : “Do të jem i përkushtuar në punën që më është besuar”

Talat Xhaferri është shqiptari i parë në historinë e shtetit Maqedonas i cili pret të ulet në karrigen e kryeparlamentarit. Me një karrierë të dikurshme ushtarake, që në armatën e ish-Jugosllavisë, 55 vjeçari Xhaferri ka qenë dhe një drejtues i Ushtrise Çlirimtare Kombëtare gjatë konfliktit të 2001 në këtë vend. i zgjedhur pesë herë deputet i BDI-së, ai ka mbajtur edhe poste të ndryshme të ekzekutivit maqedonas, përfshirë edhe atë të Ministrit të Mbrojtjes. Gazetari i RTSH Genc Ymeraj bisedoi me zotin Xhaferri dhe fillimisht e pyeti mbi shkaqet e zvarritjes së procesit pas zgjedhor.

Mendoj që do të reflektojnë, dhe duke patur parasysh të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar, sugjerimet e tyre se, në kontekst më të gjërë të situatës që kemi, do të ishte e udhës që të reflektojnë dhe ata të VMRO-DPMNE. Të kushtohet sa më shpejt parlamenti që insitucionet të vihen në funksion të plotë. Për faktin që në këtë formë institucionet në vend janë jo-funksionalë dhe me skadimin e mandatit të pushtetit lokal, politikbërja dhe sistemi vetëm sa vijnë e komplikohen në Republikën e Maqedonisë dhe thellohet kriza e mëtejme. Dhe ajo është paraprije e bllokimit të plotë të të gjitha insitucioneve në vend është dëm për vetë shtetin.”

Zgjedhja e kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, do të thotë që e kalon tërësisht rrezikun e ‘Kartës Ivanov’ ?

Vërja në funksion e parlamentit do të pamundësontë të gjtha ato pengesa që ka bërë Ivanov, duke patur parasysh faktin që, i vetmi institucion që i ka kopentencat legale e legjitime. Mirëpo në formën siç i aplikon ato kopmentenca, për fat të keq, Ivanov, i dirigjuar nga VMRO, ka bërë shkelje flagrante të normave kushtetuese dhe ka tejkaluar kompetencat e veta. Ai e ka bërë duke qënë i sigurtë se parlamenti, si i tillë që nuk ekziston, nuk ka mundësi sipas kushtetutës të ngrejë përgjegjësitë për shkeljet që ka bëre Ivanov. Dhe për këtë arësye ai ndihet komod për këtë çështje, mirëpo në kontekstin e kodifikimit të veprave penalë në Republikën e Maqedonisë, ajo sdo mend që ka hapësirë që pas skadimit të mandatit të Ivanov në vitin e ardhshëm për vepër penale, e kodifikuar si “shpërdorimi i detyrës zyrtare” e tendencat që gjoja atë e arsyeton me rrezikimin e sovranitetit dhe integritetit nuk mban, për faktin që kushtetuta sanksionon situata të tilla, dhe nëse ka vlerësime bazë e të qëndrueshme, se është i rrezikuar sovraniteti i vendit, në situatë ku ështe Maqedonia sot, ku parlamenti nuk mund të vendose për gjëndje të luftës, ath, Ivanov ka kompentenca me shpall gjendje lufte. Ama shtrohet pyetja: ‘kujt duhet me I shpall luftë?’”

Si njeri i paqes por edhe i luftës, shikoni ndonje rrezik potencial tek situata aktuale në Maqedoni?

“Maqedonia nuk ka rrezik për destabilizim të vetin, por veprimet politike që ndodhin, dhe pritshmëritë e qytetarëve në formën siç po ndodhin, po irritojnë popullatën. Është risk potencial që edhe mund të eskalojë. Në veçanti, nëse i kemi parasysh protestat e qytetarëve nën moton “Për Maqedoni të përbashkët, për një Maqedoni vetëm të maqedonasve” janë momente irrituese që mund të acarojë popullatën, e të shndërrohet nga problem politik ndërpartiak në problem ndër-etnik. Duke patur parasysh rrethanat në rajon, sdo mend që Maqedonia është një nga pikat më neuralgjikë në Ballkan, dhe për këtë arsye ne kemi apeluar dhe më herët tek qyetarët tanë, të cilët e kryen detyrën e tyre në zgjedhjet e kaluara dhe se tashmë i mbetet partive politike të menaxhojnë mirë situatën për të dalë nga ky ngërç politik në rrugë institucionale”

Një nga gjërat që është lakuar më së shumti nga presidenti Ivanov është se deklarata e partive shqiptare është hartuar në Tiranë. Sa peshë ka patur realisht Tirana zyrtare në këtë deklaratë?

Deklarata e partive politike shqiptare është inicuar nga vetë partitë politike shqiptare. Në fakt Bashkimi Politik për Integrim i cili mbas zgjedhjeve kishte numrin më të madh të mandateve brenda subjekteve politike shqiptare ishte nismëtare. Edi Rama u pat bërë ftesë për tu ulur në tryezë zyrtare në Tiranë, në një drekë të përbashkët formalisht, për të thënë që kjo punë është kryer në Shkup. Mirëpo, kjo çështjë tashmë po shfrytëzohet si pretekst nga Ivanov dhe VMRO. Nëse ajo llogaritet si ndërhyrje, është ish kryeministri Gruevski, për sa herë ka qënë në territorin shqiptar, në Pogradec, ku ka vizituar pakicën maqedonase atje pa kurrfarë paralajmërimi në institucionet përkatëse në Republikën e Shqipërisë, Qëllimi përfundimtar është që VMRO, si parti e cila ka qënë për 10 vite në pushtet, nuk ka gadishmërinë që në formën e saj demokratikë të bëjë mbartjen e pushtetit nga VMRO-DPMNE në shumicën e re parlamentare, e cila reflekton me nënshkrimet përkatëse në parlament – dhe këtu është e gjithë zanafilla.

Z.Xhaferri, ju vini nga një karrierë e ushtarake fillimisht. Kryetari shqiptar i parlamentit të Maqedonisë, i pari në historinë e tij, do të jetë nje kryetar me dorë të hekurt?

Unë mendoj që parlamenti, në veçanti si parlament demokratik, nuk do dorë të hekurt. Kam eksperiencën e duhur të menaxhoj parlamentin në mënyrën e duhur. Do të jem i përkushtuar në punën që më është besuar, që në fund të rezultojë efikase dhe e suksesshme për vete parlamentin në përgjithësi”.