KRYEFAQJA » LAJME » KQZ, debate të forta pas kërkesës së maxhorancës për shtyrjen e afatit të rregjistrimit të koalicioneve në zgjedhje, por nuk merr vendim
KQZ, debate të forta pas kërkesës së maxhorancës për shtyrjen e afatit të rregjistrimit të koalicioneve në zgjedhje

KQZ, debate të forta pas kërkesës së maxhorancës për shtyrjen e afatit të rregjistrimit të koalicioneve në zgjedhje, por nuk merr vendim

KQZ, organi i vetëm që administrion proceset zgjedhore në Shqipëri, është përfshirë nga polemikat pas kërkesës të PS dhe LSI për shtyrjen me një javë të afatit të rregjistrimit të koalicioneve zgjedhore, kërkesë që ka ngjallur kundërshtimin e ashpër të opozitës.
Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji, në emër të koalicionit propozues, argumentoi se kërkesa edhe pse është në tejkalim të Kodit Zgjedhor, do të jetë një mundësi për opozitën që ti bashkohet procesit zgjedhor.
Ivi Kaso, në emër të PD-së,e konsideroi krejtësisht absurde këtë kërkesë.
Debatet mes tyre kanë vijuar pasi edhe për antarin e KQZ-së, Klement Zguri, kërkesa e PS dhe LSI është në shkelje të plotë të kushtetutes, ligjit zgjedhor, por edhe cënues i standartit të zgjedhjeve.
Pavarësisht debateve KQZ nuk mori vendim. Por kreu i komisionit Denar Biba tha se procesi i zgjedhjeve do të cënohet. “Do të ketë proces, por jo zgjedhje” tha zoti Biba.