KRYEFAQJA » LAJME » Kryeprokurori LLalla: Zbulimi i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në nivel të ulët
Kryeprokurori LLalla: Zbulimi i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në nivel të ulët

Kryeprokurori LLalla: Zbulimi i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në nivel të ulët

Kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla, ka shprehur shqetësimin për nivelin e ulët të zbulueshmërisë së kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, por edhe mbajtjen jashtë të prokurorëve në procesin e asgjësimit të bimëve narkotike që sekuesrohen. ““Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, asgjesohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjesohen këto lëndë narkotike” tha zoti Llalla gjatë një takimi me Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili. Kryeprokurori ju kërkoi vartësve “…që në të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjesohen në mënyrë të kundraligjshme të fillojnë hetimet nëse kjo lëndë narkotike apo çdo lëndë tjetër, provë materiale nuk asgjesohet ose administrohet në mënyrën e parashikuar në ligj dhe të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët”.
Zoti Llalla ka shprehur gjithashtu shqetësim edhe për një rënie të theksuar, sipas tij, të numrit të referimeve për veprën penale të korrupsionit nga të gjitha institucionet në vend. “Të fillojnë hetimet kryesisht për të gjitha rastet kur ka dyshime për elementë të veprës penale të korrupsionit” tha ai ndërsa çmoi median për denoncimet publike të rasteve të korrupsionit në rradhët e administratës publike.