KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KS i OKB dënon testin raketor të Koresë së Veriut
KS i OKB dënon testin raketor të Koresë së Veriut

KS i OKB dënon testin raketor të Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar testin e fundit raketor të Koresë së Veriut dhe kërcënoi se do të vendosë sanksione të reja kundër Penianit për “sjelljen destabilizuese”. Me një deklaratë unanime, Këshilli i OKB ka kërkuar që Koreja e Veriut, të mos kryejë më teste bërthamore dhe se aktivitetet e paligjshme raketore të Penianit janë duke rritur tensionet në rajon dhe më gjerë.
OKB ka kërcënuar se do të ndërmarrë sanksione për të trajtuar cështjen e Koresë së Veriut. “Nëse na duhet të nisim sanksione ose veprimet e tjera, do ta bëjmë”, është shprehur ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Hejli. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakort për deklaratën e hartuar nga SHBA, pasi Rusia këmbëngul se është e rëndësishme që zgjidhja të jetë paqësore dhe se dialogu duhet të përfshihet në deklaratë.