KRYEFAQJA » LAJME » Kupa e Shqipërisë; Sot Teuta-Skënderbeu direkt në RTSH
skenderbeu-flamurtari, superkupa-e-shqiperise, Kupa e Shqipërisë, Sot Teuta-Skënderbeu, direkt në RTSH

Kupa e Shqipërisë; Sot Teuta-Skënderbeu direkt në RTSH

Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, luan sot ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve, prej nga do të njihen edhe dy skuadrat që do të diskutojnë finalen e madhe të majit. Në të dy çiftet, gjithçka është e hapur sa i përket kualifikimit. Në takimet e para të zhvilluara para dy javësh, Besëlidhja dhe Tirana janë ndarë në barazim 1-1 dhe kryeqytetasit janë pak më të favorizuar për ndeshjen e kthimit, që luhet sot në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërkaq, në çiftin tjetër, Skënderbeu shkon në ndeshjen e kthimit me Teutën, duke marrë me vete atë epërsi minimale të ndeshjes së parë, ku fitoi 1-0 në Korçë para dy javësh. Takimi i sotëm, që luhet në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga nis në ora 18:00.