KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Los Angelos, kandidate per Olimpiaden 2024
Los Angelos, kandidate per Olimpiaden 2024, kaliforni, sport, bota

Los Angelos, kandidate per Olimpiaden 2024

Los Anxhelos janë kandidatë për të zhvilluar Lojërat Olimpike Verore 2024. Kobi Brajant, legjenda e basketbollit amerikan, është protagonisti kryesor në klipin e dytë të publikuar, për promovimin e kandidaturës së qytetit amerikan. Në qendër të tij, ndodhet Stejpëlls Senter, një nga bukuritë e parkut sportiv. Aty luajnë mënyrë ekskluzive katër skuadra, në NBA Los Angelos Lakers, Clippers, Kings dhe Sparks. Qendra STAPLES pret mbi 250 ngjarje, me mbi 4 milion spektatorë në vit, duke përfshirë, sportet profesioniste, muzikë live, shfaqje të tjera, boks si dhe ngjarje të veçanta. Kushtet që ofron kjo qendër, duke marrë parasysh edhe përvojën e spektatorëve të shumtë që kanë qenë prezent aty, tregojnë për një rrezikshmëri të nivelit shumë të ulët ndaj sulmeve të ndryshme terroriste që kanë ndodhur gjatë kohëve të fundit. “Unë kam luajtur në këtë ndërtesë dhe të luash aty të jep një ndjesi të veçantë – ka thënë Brajant. – Eshtë shumë shumë më ndryshe se sa në fushat e tjera ku kam luajtur basketboll. Aty ndihesh sikur je në Broadway”. Në videon e parë të shfaqur nga Los Anxhelos, është paraqitur legjenda e atletikës, Karl Ljuis, duke kujtuar edhe njëherë Lojërat Olimpike 1984, të zhvilluara në Los Angeles Memorial Coliseum.