KRYEFAQJA » LAJME » Projektligji i ri për Sporti, në Komisionin Parlamentar

Projektligji i ri për Sporti, në Komisionin Parlamentar

Projektligji për sportin ka qenë të martën temë e diskutimit në Komisionin Parlamentar të Medias, ku Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar procesin e hartimit të këtij ligji. Për Nikollën, ky ligj i ri për sportin është i një niveli bashkëkohor dhe evropian. “Është një ligj i ri që standartizon në 61 nene, ligjin për sportin me ato që janë praktikat më të mira europiane” tha zonja Nikolla duke shtuar se ligji siguron pavarësinë e institucioneve sportive.
Për deputetin socialist, Fidel Ylli, një nga pikat më të forta të ligjit është konsiderata që u jep sportistëve. “Është hera e parë që në ligjin e sportit futet statusi i sportistit elitar. Dhe në këtë rast kemi bërë një paketë elitare ku jo vetëm shpërblimet, siguracionet shëndetësore, të punësimit të tyre, por kemi menduar edhe deri tek shkollimi i tyre nëpërmjet ligjit” tha deputeti Ylli.
Megjithatë deputeti socialist, ish sportist i njohur, ka prekur aspektin financiar, që sipas tij duhet korrigjuar. “Unë nuk mund të pranoj që ministria e financave mburret kur thotë se merr 12 milionë euro nga kompanitë e basteve dhe sportit i jep 0.04 përqind. Po pse? Kush është arseja? Kjo është e paimagjinueshme! ” pyeti dhe njëkohësisht u përgjigj zoti Ylli.