KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protestat kundër Presidentit në Venezuelë
Protestat, vijojne, kundër Presidentit, në Venezuelë

Protestat kundër Presidentit në Venezuelë

Mijëra qytetarë në Venezuelë kanë protestuar kundër Presidentit, Nicolas Maduro, ndërsa gjatë demonstratave janë regjistruar të paktën tre viktima dhe dhjetëra të plagosur. Në rradhët e viktimave përfshihen dy studentë që kishin dalë për të protestuar, si dhe një anëtar i gardës kombëtare. Përplasjet kanë qenë mjaft të dhunshme. Demonstruesit kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të forcave të sigurisë, ndërkohë që numërohen dëme të konsiderueshme si pasojë e zjarrvënieve dhe shkatërrimit të objekteve të ndryshme. Nga ana tjetër, edhe autoritetet kanë reaguar për të shpërndarë protestën ndërsa përdorën gazin lotsjellës dhe mjete të tjera. Nga ana tjetër, Presidenti Maduro mbajti një takim me mbështetësit e tij. Kreu i qeverisë fajësoi opozitën për viktimat, ndërsa tha se do të kërkonte arrestimin e liderëve opozitarë.Venezuela ka shënuar një rënie katastrofike në ekonomi. FMN ka parashikuar që inflacioni të arrijë në nivelin rekord , ndërkohë që në vend ka mungesë furnizimi edhe për ushqimet baze. Probleme të tjera madhore mbeten shkalla e lartë e kriminalitetit dhe korrupsioni.