KRYEFAQJA » LAJME » Qyteti im – Kukësi

Qyteti im – Kukësi

E para gjë që mendon kur je në qendër të Kukësit është viti 1999, ngjaret e stuhishme të asaj pranvere, kur kosovarët u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre.
Eshtë një ndjesi e fortë, ndërkohë që Kulla e Qëndrës e vendosur aty në emër të lirisë, mikëpritjes e bujarisë së kukësianëve, qëndron përballë teje e ftohtë.
Dikur për të arritur në Kukës të duhej të ecje 8 orë me makinë nëpër një nga rrugët më të vështira të Shqipërisë. Sot Kukësin e largët e arrin për thuajse 1 orë e gjysëm dhe ndjesia e dikurshme është zhdukur.
Rrugës për të hyrë në qytet të ngopet syri me peisazhe plot ngjyra dhe dritë. Dhe ndjen që të duhet të përshtatesh menjëherë me aromën e natyrës së ashpër të qytetit verilindor.

(Visited 87 times, 24 visits today)
Sicred