KRYEFAQJA » LAJME » Rama uron Erdoganin
Rama uron Erdoganin

Rama uron Erdoganin

Kryeministri Edi Rama i ka telefonuar mbrëmjen e së martës presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për ta uruar për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese. Lajmi është dhënë nga agjencia e lajmeve turke Anadolu e cila citonte burime nga presidenca turke. Sipas njoftimit bashkë me zotin Rama, presidentin turk Erdogan e ka uruar edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministri i Libanit, Saad Hariri.