KRYEFAQJA » LAJME » Serbi, vazhdojnë protestat kundër Vuçiçit
serbi, protesta, kunder, vucic, presidenti, aleksander

Serbi, vazhdojnë protestat kundër Vuçiçit

Pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë, disa qindra njerëz morën pjesë në protestën në Beograd të mërkurën mbrëma. Ishte kjo dita e 17-të e demonstratave kundër partisë në pushtet. Demonstratat kundër, “diktaturës” sic shprehen te pranishmit kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiç fitoi zgjedhjet presidenciale. Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçic, heqjen e “të gjithë zyrtarëve të korruptuar”, si dhe zgjedhje “të drejta dhe të lira”. Ndërsa protesta përfundoi para Parlamentit serb, organizatorët njoftuan se ajo do të rifillojë sonte.