KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA; Administrata Trump për Iranin
trump, SHBA, Administrata Trump, për Iranin

SHBA; Administrata Trump për Iranin

Administrata Trump duket se ka ndërmend të ndryshojë krejtësisht linjën e politikës së jashtme në raport me Iranin, ndërsa në një konferencë për mediat, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është shprehur se qeveria iraniane po kryen veprime provokuese që rrezikojnë të destabilizojnë Lindjen e Mesme, duke prekur kështu jo vetëm interesat e Shteteve të Bashkuara, por edhe të mbarë botës. Numri një i diplomacisë amerikane nuk kurseu as akuzat e ashpra, ndërsa e cilësoi Iranin si shtetin lider në financimin e terrorizmit. Kryediplomati tha gjithashtu se përballë një situatë të tillë, Uashingtoni nuk do të rrijë duarkryq dhe se po përgatit një plan veprimi. “Provat janë të qarta. Veprimet provokuese të Iranit kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, rajonin dhe botën. Administrata Trump aktualisht po bën një rishikim gjithpërfshirës të politikave që kemi ndjekur me Iranin dhe sapo të kemi dalë në konkluzione, do të njotojmë linjën që do të mbajmë në të ardhmen, tha Tillerson. . Më tej, ai kritikoi edhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, marreveshje e cila i ndaloi Teheranit zhvillimin e programeve për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në mbyllje, Sekretari amerikan i Shtetit nënvizoi se me këto ritme, qeveria iraniane do të rreshtohet përkrah qeverisë koreano-veriore.